Ndodh mrekullia/ 104-vjeçarja mposht për herë të dytë COVID, shërohet dhe nga kanceri i lëkurës


Një grua 104-vjeçare ka marrë duartrokitjet e stafit të spitalit kolumbian pasi u shërua për herë të dytë në më pak se një vit nga coronavirusi.

Carmen Hernandez mori një ovacion nga mjekët ndërsa u rreshtuan përgjatë korridoreve të Spitalit Universitar “San Rafael” në Tunja ndërsa u transportua në një shtrat spitali.

Dhe teksa ajo dilte jashtë pas 21 ditësh në spital stafi vazhdoi duartrokitjet, raporton dailymail.

Ajo ishte në gjendje ta mundte virusin – por pavarësisht se ishte vaksinuar në shkurt të këtij viti, Hernandez u diagnostikua me COVID-19 për herë të dytë në muajin mars.

Të hënën, ajo ishte në gjendje të dilte nga spitali me një ambulancë drejt e në shtëpinë e saj të kujdesit pasi mundi virusin për herë të dytë.

Jo vetëm kaq, por ajo është shëruar edhe nga një formë agresive e kancerit të lëkurës që kishte.

https://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2021/04/08/2102081322734763390/636x382_MP4_2102081322734763390.mp4

The post Ndodh mrekullia/ 104-vjeçarja mposht për herë të dytë COVID, shërohet dhe nga kanceri i lëkurës appeared first on Hapur.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...