Në Bruksel takim burrash


Takim burrash në Bruksel.

Dy burrat me postet më të larta të Kosovës, Albin Kurti dhe Besnik Bislimi, janë sot në tavolinën ku do të vendoset për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi, prej të cilit pritet pajtimi.

Dy burra përfaqësojnë edhe Serbinë, njofton Klan Kosova.

Presidenti Aleksandar Vuçiq është përballë Kurtit dhe Bislimit bashkë me vartësin e tij, ministrin e Jashtëm Nikolla Selakoviq.

Por, një përfaqësimi i tillë ‘burrëror’ s’është vetëm nga vende ballkanike.

Edhe europianët e Unionit në krye të procesit kanë emëruar dy burra.

Josep Borrell si përfaqësues i Lartë i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së bashkë me të dërguarin Special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ishin në krye të tavolinës si lehtësues të një procesi që e quajtën aspak të lehtë, por i domosdoshëm për Kosovën dhe Serbinë nëse duan të bëhen pjesë e familjes europiane.

Dialogu është parë çdoherë si një “përballje” burrash meqë ata kanë qenë në krye të vendimmarrjes të Kosovës dhe Serbisë.

E vetmja përfaqësuese e Kosovës ka qenë Edita Tahiri si lidere e Kosovës në aspektin teknik.

Po ashtu, nga BE-ja gra ndërmjetëse të procesit ishin Catherine Ashton dhe Frederica Mogherni.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...