Në Ditën e Çlirimit, Krasniqi bën homazhe në Skenderaj

Sot festohet dita e çlirimit të Skenderajt.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në 23 vjetorin e çlirimit të Skënderajt, me bashkëpunëtorë nga Partia Demokratike e Kosovës ka bërë homazhe tek shtatorja e Komandantit legjendar Adem Jashari në Skënderaj, në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe tek Memoriali i Dëshmorëve në Marinë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi duke nderuar dëshmorët e kësaj komune, u ka uruar qytetarëve të Skënderajt Ditën e Çlirimit.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit:

Në 23 vjetorin e çlirimit të Skënderajt, vendit të lavidshëm të mijëra patriotëve të dëshmuar ndër dekada, sot, së bashku me udhëheqësit e kësaj komune dhe kolegët nga Partia Demokratike e Kosovës, bëmë homazhe e nderime tek shtatorja e Komandantit legjendar Adem Jashari në Skënderaj, në Kompleksin Memorial të Familjes Jashari në Prekaz, si dhe tek Memoriali i Dëshmorëve në Marinë.

Lavdi të përjetshme dëshmorëve e martirëve të lirisë. Urime Ditën e Çlirimit, Skënderaj!