Në Maqedoninë e Veriut të marten pritet masa të reja kufizuese, pas përhapjes së Omikron

Lloji i ri Omikron i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut po merr vrull dhe po shton në mënyrë dramatike numrin e të infektuarve.

Kjo ka bërë që Komisioni për Sëmundje Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë të marten të shqyrtoj masa të reja kufizuese apo shqyrtimin e masave aktuale.

Në një periudhë të shkurtër kohore, pushimet dhe virulenca e Omikron trefishuan numrin e pacientëve. Fatkeqësisht, testet e shpejta të disponueshme të antigjenit shtrembëruan pamjen reale të numrit të pacientëve, përcjell INA.

Mjekët vlerësojnë se numri i të sëmurëve është 5 deri në 6 herë më i madh për shkak se qytetarët ose nuk testohen ose nuk konfirmojnë infeksionin me PCR, por për rrjedhojë konfirmimi i sëmundjes është i pashmangshëm nëse gjendja e tyre klinike përkeqësohet.

Por megjithat nuk dihet se cilat do të jenë masat që pritet të merren apo do të shqyrtohen për një periudh të shkurtër.(INA)

Lajme me shume...