Në Merdare vazhdon lëshimi i dokumenteve për hyrje – dalje

Emergjenca në furnizimin me energji, Qeveria miraton këto masa

Në Merdare vazhdon lëshimi i dokumenteve për hyrje – dalje

Reciprociteti për letërnjoftime me Serbinë po vazhdon edhe në orët e hershme të mëngjesit. Në pikën kufitare në Merdare po lëshohen fletëdeklarimet për gjithë shtetasit serbë që po hynë në Kosovë.

Zyrtarë policorë në këtë pikë kufitare thanë për KP se derisa të ketë një vendimmarrje politike të njëjtit do të vazhdojnë t’i pajisin shtetasit serbë me fletë-deklarime për hyrje – dalje në territorin e Kosovës.

Aktualisht në këtë pikë kufitare ka kolona të gjata si në dalje, po ashtu edhe në hyrje të Kosovës, që janë kryesisht vetura të mërgimtarëve.

Kryeministri Albin Kurti është zotuar për pezullim të vendimit për reciprocitet për një muaj, por ka thënë se i njëjti do të shfuqizohet kur të largohen barrikadat në veri.