Në Pejë arrestohet një person që dyshohet se goditi prokuroren

Pasaportat më të fuqishme në botë, ja ku renditet Kosova

Në Pejë një person është vënë në pranga.

Personi që dyshohet se ka goditur me veturë një prokurore të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikqi tha se i arrestuari dyshohet për dy vepra penale.

“Është arrestuar personi i dyshuar. Ai dyshohet për dy vepra penale. Me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti dërgohet në ndalim për 48 orë.”, tha Nikçi për Express.

Ndrysdhe, aksidenti ka ndodhur para Gjykatës Themelore në Pejë.