Në vetëmbrojtje polici plagos një qytetar në Vranjevc

Një zyrtar policor ka plagosur një të dyshuar në lagjen Vranjevc të Prishtinës.

I dyshuari ka pësuar plagë dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Burime të Express thanë se polici e ka përdorë armën në vetëmbrojtje teksa po kryheshin bastisje në këtë lagje.

Krejt kjo ka ndodh gjatë një bastisje që po zhvillohet në këtë lagje, me urdhër të gjykatës.

Deri më tani aty është gjetur municion dhe pesë armë ilegale dhe një armë e tipit AK-47.

Gjithashtu bastisja është duke vazhduar.