E ardhmja e francezit ka qenë temë e shumë debateve këtë sezon, me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në qershor.
Nëna e Kylian Mbappe, Fayza Lamary, i ka cilësuar si plotësisht të rreme raportet se ylli i Paris Saint-Germain ka rënë dakord për një zgjatje dyvjeçare të kontratës, përcjell ORAinfo.
Siç qëndron, Mbappe do të bëhet një agjent i lirë kur marrëveshja e tij aktuale në Parc des Princes të skadojë më 30 qershor, dhe ai ka qenë i lidhur fort me një lëvizje në Real Madrid.
GOAL ka konfirmuar se PSG ka intensifikuar bisedimet për një rinovim, por ende nuk është arritur një marrëveshje, të cilën nëna e tij tani ka dalë ta përsërisë publikisht./ORAinfo/