Nënkryetari i LDK-së: Kurti ia çoi Mustafës njerëzit me ia kallë shtëpinë, tani e kuptoi që marrëveshja s’e dëmton Kosovën

Lajm i mirë nga amerikanët për biznesmenët kosovarë

Haziri: Kurti ia çoi Mustafës njerëzit me ia kallë shtëpinë, tani e kuptoi që marrëveshja s’e dëmton Kosovën.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij të mëhershme në lidhje me marrëveshjen me Serbinë për energjinë elektrike në veri të vendit.

Sipas Hazirit, Kurti ka bërë mirë që e ka nënshkruan marrëveshjen, por tha se janë humbur shtatë vite kohë për marrëveshjen e njëjtë.

“Na po flasim për rolë të Serbisë në organizimin shtetëror të Kosovës, dhe po flasim për qëndrimin dhe ndryshimin e Kurtit, për një kundërshtues i cili Isa Mustafës ia ka dirigjuar kundërshtuesit me shku me ia kallë shtëpinë me njerëz brenda, në një njëri i cili e ka nënshkru marrëveshjen, dha ka bërë mirë qe e ka nënshkru, por tani a ka Kosova komoditet për ti humbë shtatë vjet”, tha ai.

“Këta i kanë marrë marrëveshjet e kaluara dhe tuj dashtë me i bo revizion dhe ndryshim e kanë pa që përkundër takimeve të shpeshta negocimi ka qenë në interes të Kosovës, nuk është dëmtu interesi i Kosovës, eshtë bërë interes i palëve ku është bërë kompromisi, por nuk është dëmtuar interesi i Kosovës”, tha Haziri në Prime Time në Kanal10.