Nëntë shqiptarët që do të luajnë në EURO 2020


Nga Xhaka te Bardhi e Alioski – nëntë shqiptarët që do të luajnë në EURO 2020.

Kosova dhe Shqipëria nuk marrin pjesë në Kampionatin Evropian, por në EURO 2020, do të flitet gjuha shqipe.

Kjo pasi janë plot nëntë lojtarë shqiptarë që do të tentojnë të lënë gjurmë në këtë eveniment madhështor.

Lojtarët janë në dy kombëtare të ndara, ndërsa luajnë rol kryesor në skuadrat e tyre.

Tre lojtarë shqiptarë janë të Zvicra, që janë ftuar nga Vladimir Petkovic.

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi do të luajnë për helvetët në këtë kampionat, duke e kërkuar suksesin.

Ndërkohë janë gjashtë shqiptarë që janë te Maqedonia e Veriut, me këta të fundit u kualifikuan në Evropian për herë të parë në histori.

Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Enis Bardhi dhe Ferhan Hasani, janë lojtarët shqiptarë që do të luajnë me Maqedoninë e Veriut në Euro 2020.

Ishte pikërisht Maqedonia e Veriut që e eliminoi Kosovën në ndeshjen e parë paly-off për EURO 2020.

Andi Zeqiri (Zvicër), Albert Valçi (Austri) dhe Adnan Januzj (Belgjikë), nuk i plotësuan kërkesat e trajnerëve për të luajtur në Euro 2020.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...