Nervozohet Bekë Berisha në Kuvend: Votat e mëdha Albin i ke marrë kur je bë me Jugosllavi

Bekë Berisha i nervozuar në Kuvend: Votat e mëdha Albin i ke marrë kur je bë me Jugosllavi.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, në fjalën e tij në seancën e Kuvendit është shprehur i ashpër ndaj qeverisë për punën e mospërfshirjes së veteranëve në Ligjin për Pagën Minimale.

Ai tha se kryeministri Kurti i ka marrë votat më të mëdha kur është bërë sipas tij “me Jugosllavi” raporton Gazeta Express.

“Ky problem është bërë politik, kryeministri Albin Kurti pat kërku me marrë votë me Bashkim Kombëtar por s’ia arriti. Votat e mëdhaja i ka marrë kur është bë me Jugosllavi. Sa më shumë që i bën nervoz veteranët ty t’shtohen këta në prapavijë por ti e din që duhesh me ia bë argatit”, tha ai.

Tutje Berisha u shpreh se s’beson që ka fryrje të listave të veteranëve.

“Askush prej neve prej AAK-së nuk i ndan veteranët në të rrejshëm e të parrejshëm edhe nuk mendoj se ka fryrje të listave”, tha ai.

Deputeti i AAK-së u shpreh i mllefosur edhe me ministrin Murati.

“Ti me na kallzu qysh harxhohen paret për veteranët, ti Murati kush je ti”, tha Berisha.