Nesër këto lagje në Prishtinë do të mbesin pa ujë

Zemaj: LDK do të lobojë për pranim të Kosovës në KE

Reduktimet e ujit po vazhdojnë në kryeqytet.

KRU Prishtina njofton konsumatorët e lagjeve “Dardania”, “Lakrishte” dhe një pjesë të lagjes “Kalabria” në Prishtinë, se do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit ndërlidhet me detektimin e një rrjedhje uji nga gypi DN 200 mm.

“Për ta kryer sanimin e defektit së pari është i domosdoshëm detektimi ngase operatorë të tjerë kanë vendosë gypa mbi gypat e ujit, andaj nevojitet identifikimi i saktë i rrjedhjes”, thuhet në njoftim.

Ndërprerja e furnizimit me ujë varet nga ndërlikueshmëria e rastit, por KRU Prishtina beson se kjo mund të zgjasë tri deri në katër orë.