Nga Aeroporti i Prishtinës tregojnë se a janë të sigurt udhëtarët pas alarmit për bombë

Haxhiu e quan Jeta Xharrën “vegël të Haki Abazit”

Një kërcënim me bombë thuhet se ka pasur në Aerportin e Prishtinës.

Zëdhënësja e Aerportit të Prishtinës tregon se a janë të sigurt udhëtarët pas alarmit për bombë

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës ‘Adem Jashari’, Valentina Gara ka konfirmuar se kanë pranuar një kërcënim për bombë.

Gara përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt.

“Konfirmojme se kemi pranuar nje kercenim me bombe. Udhetaret dhe personeli jane evakuar dhe jane te sigurte. Ekipet e involvuara ne planin emergjent jane duke kryer detyrat e tyre. Do te ju mbajme te informuar “, shkroi Gara.

Po ashtu edhe Policia e Kosovës përmes një komunikate të lëshuar bëri të ditur se janë marrë të gjitha masat e sigurisë në ambientin e aeroportit.