Nga këto komuna janë rastet e fundit me koronavirus


Janë konfirmaur 467 raste të reja me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se nga 2.914 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 467 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 188 raste, Pejë 42 raste, Ferizaj 29 raste, Podujevë 25 raste, Prizren 24 raste, Gjakovë 21 raste, Mitrovicë 20 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Gjilan 16 raste, Suharekë 13 raste, Lipjan 10 raste, Kamenicë 8 raste, Kaçanik 8 raste, Viti 8 raste, Vushtrri 8 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Rahovec 4 raste, Deçan 3 raste, Klinë 3 raste, Dragash 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Obiliq dhe Skenderaj.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 214 pacientë të tjerë kurse nëntë të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë./ORAinfo/


Mundesia me shume...
Pamje me shume...