Nga Majorka në ishujt grekë, Gjermania porosit qytetarët për pushimet

Gjermanët mund të jenë në gjendje të bëjnë pushime jashtë kufijve këtë verë, deklaroi kreu vendas i turizmit, Thomas Bareiss. Teksa vendet europiane po shohin mundësite sesi do të menaxhohet sezoni turistik në mesin e krizës së koronavirusit, Bareiss i tha gazetës Der Tagesspiegel se nëse shpërthimi epidemik mbetet nën kontroll, njerëzit mund të jenë në gjendje të pushojnë së shpejti jashtë vendit. Gjermania, shtoi ai, është në bisedime me vendet e tjera për pushimet verore.

Më shumë se 100,000 vetë konfirmohet të kenë vdekur prej Covid 19-tës në Europë, por të dhënat e fundit sugjerojnë se vendet më të goditura nga virusi si Franca, Italia dhe Spanja, e kanë kaluar tashmë fazën më të keqe të pandemisë.

Presidenti Francez Emmanuel Macron u tregua më i kujdesshëm duke thënë se është “ende shpejt për të bërë plane për pushimet verore”, megjithate shtoi se kjo do të bëhet më e qartë deri në fillim të qershorit. Bareiss sakaq u tha se shpreson që, “duke pasur parasysh shifrat e deritanishme, do të jenë në gjendje t`i zbusin ndjeshëm kufizimet katër deri në tetë javët e ardhshme”.

I pyetur se cilat vende mund të vizitojnë gjermanët, komisioneri i turizmit tha se kryesisht do të bëhet fjalë për shtete fqinjë “ku mund të udhëtohet me makinë” si Austria, Franca, Polonia, Belgjika e Holanda. Por ai shtoi se nuk do të hiqte nga lista as rajone të tjera në Europë si Majorkën apo ishujt grekë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !