Nga marrëveshja që pritet të nënshkruhet e deri te liberalizimi i vizave, ja çka deklaroi sot Lajçak

Adelina në “qiellin e shtatë”, zbulon dhuratën milionëshe që i ka blerë burri i saj

Kosova vazhdon të jetë temë e diskutimit nga shumë liderë.

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar sot për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi, derisa ka folur edhe për mundësinë që vizat për kosovarët të liberalizohen këtë vit, por “s’ka guxuar” të jap datë.

Duke folur për dialogun, Lajçak tha se javën e ardhshme pritet të nënshkruhet një marrëveshje mes dy shteteve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ai tha se shpreson se do të mund t’i bëjë bashkë për një takim Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, para pushimeve të verës.

“Po në fakt është bërë shumë punë dhe ka pasur progres edhe pse kjo nuk ka qenë dhe aq e dukshme por e vërteta është se dy kryenegociatorët po takohen çdo muaj në Bruksel dhe ne po diskutojmë një numër çështjesh konkrete, si implementimi i marrëveshjeve të shkuara – që janë miratuar para disa vitesh por nuk janë implementuar – ne gjithashtu po diskutojmë rreth çështjeve të ditëve të sotme për t’u siguruar që ato të mos kthehen në probleme të mundshme dhe së fundmi ne po punojmë edhe për të ardhmen e marrëveshjes së normalizimit.

Ne do të kemi një tjetër takim mes kryenegociatorëve javën e ardhshme. Me shpresë, ne do të mund të njoftojmë rreth një marrëveshjeje shumë të rëndësishme, dhe unë gjithashtu po shpresoj t’i bëj të dy liderët bashkë në Bruksel, për takimin e tretë të nivelit të lartë përpara pushimeve të verës”, deklaroi Lajçak për Euroneës.

Më vonë, zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano, bëri të ditur se marrëveshja që pritet të finalizohet është ajo për energjinë.

“BE-ja pret që palët të mbyllin çështjen e energjisë gjatë javës së ardhshme në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve”, tha ai përmes një deklarate me shkrim.

Lajçak u pyet edhe për mundësinë që Kosovës t’i hiqen vizat sivjet. Ai tha se s’guxon të jap datë, por se ajo po vjen.

Sipas tij, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për të hequr sistemin e vizave, por problemi qëndron sërish tek mungesa e konsensusit.

“Sërish, ka një mendim mjaft të palëkundur mes shteteve anëtare të BE-së që Kosovës i duhej dhënë liberalizimi i vizave shumë kohë më parë. Nuk ka asnjë dyshim që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për të hequr sistemin e vizave dhe problemi qëndron sërish tek mungesa e konsensusit. Por mund të them që kjo problematikë po ngrihet mes vendeve anëtare shumë më shpesh, gjatë takimeve të organeve të ndryshme europiane ndaj mendoj se është afër. Nuk guxoj të them një datë por ajo po vjen dhe këtë e them me siguri të plotë”, tha Lajçak.