Nga sot hapen këto lokale, ja sa persona mund të futen brenda tij njëkohësisht

Mitrovicë, për katër ditë konfirmohen 11 raste me koronavirus

Prej sot hapen këto lokale, ja sa persona mund të futen brenda tij njëkohësisht.

Sot ka nisur faza e parë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë dje ka publikuar masat e reja lehtësuese drejt daljes nga karantina të cilat do të fillojnë së zbatuari nga sot dhe do të zgjasin deri më 18 maj

Në mesin e këtyre masave është edhe hapja nga sot e lokaleve që shërbejnë klientë në disa veprimtari. Kjo nuk do të vlejë njëherë për veprimtarinë e gastronomisë që përfshin kafenetë, baret dhe restorantet.

Lokalet do të hapen nga sot dhe numri i klientëve do të kufizohet në bazë të hapësirës së lokaleve. Konkretisht, do të lejohet një klient në çdo 8 metra katror.

Me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë ka obliguar pronarët e lokaleve që në hyrje të vendosin njoftimin për numrin maksimal të personave që lejohet të hyjnë brenda.

Ministria e Shëndetësisë ditë më parë publikoi fazat kthimit në normalitet. Sipas tabelës së publikuar nga kjo ministri, nga sot rinisin punën këto veprimtari:

Ndërtimtaria dhe patundshmëria,

tregtia e automjeteve (pjesërisht),

tregtia me pakicë (pjesërisht),riparimi i artikujve personal dhe orendive,

zyra e konsulencës (me lista të stafit esencial).

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !