Nga spitali japin detaje për 45-vjeçarin që vdiq teksa po punonte në Prishtinë

AAK kërkon reflektim nga Qeveria e Kosovës për gjendjen me veteranëve

Vdekjet në vendin e punës kanë shënuar rritje.

Ka vdekur një person i lënduar në vendin e punës në lagjen “Marigona Hill” në Hajvali të Prishtinës.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Agron Çitaku, i cili tha se personi ka qenë punëtor fizik dhe kishte rënë nga një lartësi mesatare.

Ai gjithashtu bëri të ditur se personi që e ka vdekur është një 45 vjeçar nga Podujeva.
“Rasti i parë është ardh në ora 10:15 praktikisht pa shenja jete. Është i lindur në vitin 1997 dhe ka qenë punëtor fizik. Sipas shënimeve që kemi marrë nga përcjellësit, punëtori ka rënë nga një lartësi mesatare”, tha ai.

Mediumi raporton se ka kontaktuar me policinë, por të njëjtit kanë thënë se ende nuk kanë ndonjë informacion në lidhje me rastin.

Ndërkaq, bëhet e ditur se trupi i pajetë po dërgohet në IML për obduksion.

Në media është raportuar se i ndjeri ishte punëtor në kompleksin që po ndërtohet dhe u rrëzua nga një lartësi teksa po punonte në lagjen ‘Marigona Hill’ në Hajvali të Prishtinës, ku si pasojë mori lëndime të rënda trupore.

E bashkë me viktimën raportohet se u lëndua edhe një tjetër punëtor, vetëm 21-vjeçar, i cili po vazhdon trajtimin mjekësor si pasojë e lëndimeve të rënda që ka marrë.