Ngrihen 700 mijë euro në bankë, sekuestrohen 1 milion e 700 mijë ‘cash’ dhe 9 vetura


Mashtrimet me “Call Center” në Kosovë: Ngrihen 700 mijë euro në bankë, sekuestrohen 1 milion e 700 mijë ‘cash’ dhe 9 vetura.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se e kanë shënjestruar edhe një rast të ri. Rasti i shënjestruar lidhet me mashtrimet me “call center”.

Në rastin e shënjestruar si “thirrjet” janë të përfshirë 24 persona. Ata dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, lidhur me veprën penale “Mashtrimi”.

“Gjithashtu, nga shënjestrimi i këtij rasti janë ngrirë rreth shtatëqindmijë (700.000) euro, si dhe janë sekuestruar njëmilioneshtatëqindmijë (1.700.000) euro kesh dhe nëntë (9) vetura”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./Express

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 11 qershor 2021 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda ku kanë shënjestruar një (1) rast të ri të koduar si “Thirrjet”.

Prokuroria Speciale njofton se në rastin e shënjestruar si “Thirrjet”, ku janë të përfshirë njëzetekatër (24) persona për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 lidhur me veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Gjithashtu, nga shënjestrimi i këtij rasti janë ngrirë rreth shtatëqindmijë (700.000) euro, si dhe janë sekuestruar njëmilioneshtatëqindmijë (1.700.000) euro kesh dhe nëntë (9) vetura.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...