Nis ceremonia për nënshkrimin e Marrëveshjes mes Kosovës dhe MCC

Ka filluar ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes mes Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Kosovës për projektin Kompakt.

Aktualisht, fjalim është duke mbajtur Presidentja Vjosa Osmani.

Marrëveshjen nga ana e Kosovës do ta nënshkruajë Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Në ceremoninë e nënshkrimit po merr pjesë dhe Kryeministri Albin Kurti.