Nis heqja e barrikadave në veri të Kosovës

Ka filluar tërheqja e kamionëve që ishin vendosur si barrikada në rrugët në veri të Kosovës.

Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar se që nga 1 gushti, do të niste zbatimi i reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet.

Mirëpo një ditë para se ky vendim të hynte në fuqi, serbët lokalë në veri të vendit filluan kundërshtimet e tyre duke vendosur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikë kalimet kufitare me Serbinë – Jarinje dhe Bërnjak.

Pas apleit të ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të dielën shtyu për një muaj vendimin për reciprocitetin për letërnjoftimet, porse shtoi se kjo do të ndodh pas tërheqjes së barrikadave.