Një grua dhe dy burra u sulmuan në Leposaviq nga personat që kishin vendosur barrikada

Kryeministri spanjoll në Tiranë tregon pse Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

Dy burra dhe një grua u sulmuan në Leposaviq nga personat që kishin vendosur barrikada

Policia njofton se dje rreth orës 17:20 në Leshak të Leposaviqit, dy burra dhe një grua që po lëviznin me një veturë me targa të huaja, janë sulmuar nga persona të dyshuar të cilët kanë vendos barrikada në rrugë.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Leshak, Leposaviq 31.07.2022-17:20. Tre viktimat , dy meshkuj dhe një femër kosovar/e, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke lëvizur me veturën me targa të huaja në drejtim të kufirit Kosovë-Serbi, janë sulmuar nga persona të dyshuar të cilët kishin vendosur barrikada. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime.