Një i vdekur dhe 424 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Sot mbi 400 raste të reja dhe 1 viktimë nga COVID-19 në Kosovë.

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 424 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 89 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.284.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

12 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shënëtësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.189 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës.

Deri më sot 792.605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 22.871 doza përforëcuese dhe 2.127 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 6.360 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 89 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.284.

Në total numri i rasteve aktive është 2.992.

Lajme me shume...