Një muaji paraburgim për mjekun që sulmoi fizikisht profesoreshën Pupovci

Ja kur mund do të pranohet Kosova në Këshillin e Evropës

Ditë më parë u sulmua një profesoreshë në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit Arsim Gashi, mjekut i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht profesoreshën Hatixhe Latifi-Pupovci.

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.G e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.