Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Rahovec.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.