Një person therret për vdekje një person në Gjilan


Theret për vdekje një person në Gjilan.

Një person është therur për vdekje në Gjilan, sot rreth orës 13:15, raporton Express.

Rastin për Gazetën Express e ka zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka bërë me dije se tashmë është arrestuar i dyshuari për këtë rast.

“Sotme 24 qershor 2021 rreth orës 13:15 Policia e Kosovës në Gjilan është njoftu për një rast “Therrje me thikë”. Njësitet relevante të policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundë me e konstatu vdekjen e viktimës i moshës madhore. Policia e Kosovës e ka arresteuar një person, i cili dyshohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë Hashani.

Sipas Hashanit, ende nuk dihen motivet apo rrethanat e këtij rasti.

“Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat që kanë dërguar deri në këtë rast të rëndë. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëheq Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në kordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka deklaruar Hashani.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...