Një polic u gjet i vdekur në Pejë, Prokuroria jep detaje


Prokuroria jep detaje për policin që u gjet i vdekur në Pejë.

Një polic është gjetur pa shenja jete në Pejë sot rreth orës 16:20. I njëjti dyshohet se ka kryer vetëv’rasje.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Në vend të ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante. Dyshohet se i njëjti ka kryer vetëvrasje. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për obduksion në Insitutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Derisa ta pranojmë raportin e autopsisë, nuk mund të japim më shumë detaje”, ka thënë Nikçi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së rajonit të Pejës, Driton Rugova.

“Sot me datë 01/03/2021 ne ora 16:20 Policia në Pejë ka pranuar informatën se një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete. Menjëherë njesiti policor ka shkuar ne lokacion si dhe janë informuar edhe njesitet tjera relevante për të kryer procedurat tjera të nevojshme, ku pas kryerjes së këtyre procedurave do të njoftoheni për detaje tjera”, ka deklaruar Rugova.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...