Një shtetas francez në mesin e viktimave në shpërthimin e Bejrutit

LSDM: Kemi shumicë parlamentare për formimin e qeverisë së re

Një shtetas francez vdiq në shpërthimin e Bejrutit dhe 24 të tjerë u plagosën, njoftoi Ministria e Jashtme e Francës.

Arkitekti francez Jean-Marc Bonfils mbeti i vdekur në shpërthim, tha Jean-Baptiste Lemoyne për radion France Inter, raporton CNN.

Midis 24 personave të tjerë që kanë pësuar, tre kanë lëndime të rënda trupore, shtoi Lemoyne.

Rreth 25 mijë qytetarë francezë jetojnë në Liban, ku tetë nga dhjetë prej tyre kanë kombësi të dyfishtë.

Theksojmë se raportohet se kanë ndërruar jetë mbi 130 persona dhe janë lënduar rreth pesë mijë persona pas një shpërthimi të fuqishëm në portin detar të kryeqytetit libanez.

Ndryshe, autoritetet libaneze kanë nisur hetimet rreth ngjarjes tragjike teksa thuhet se disa kemikate të konfiskuara kanë shkaktuar shpërthimin në Bejrut.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !