Norvegjia shprehet e gatshëm për ta ndihmuar Ministrinë e Drejtësisë


Ambasadori norvegjez shprehet i gatshëm për ta ndihmuar Ministrinë e Drejtësisë.

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, ka thënë se janë të gatshëm të ofrojnë mbështetjen e tyre në çfarëdo që Ministria e Drejtësisë në Kosovë e vlerëson si të nevojshme, në kuadër të projekteve dhe ndërmarrjeve të saj.

Këtë e bëri të ditur ambasadori në një takim që pati sot me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në njoftimin e dërguar nga Ministria e Drejtësisë thuhet se në këtë takim Grondahl bëri një prezantim të punës dhe përkrahjes që Ambasada norvegjeze u ka ofruar institucioneve të Kosovës dhe njoftoi më tej për angazhimin e tyre në të ardhmen.

“Grondahl e informoi Haxhiun rreth Projektit për Digjitalizimin e Menaxhimit të Rasteve në Sistemin Gjyqësor. Më pastaj shprehi përkushtimin dhe asistencën e Ambasadës ofruar Republikës së Kosovës që nga viti 2008 dhe theksoi gatishmërinë e vënë në dispozicion të ofrojnë mbështetjen e tyre ne çfarëdo që Ministria e Drejtësisë e vlerëson si të nevojshme, në kuadër të projekteve dhe ndërmarrjeve të saj”.

“Ministrja shprehi mirënjohjen për angazhimin e Ambasadës norvegjeze dhe vullnetin për të bashkëpunuar në të ardhmen, si dhe e njoftoi për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë që kanë të bëjnë me rishikimin funksional, Vetingun në sistemin e drejtësisë, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, adresimin e krimeve të luftës si dhe adresimin e sfidave institucionale për rastet e dhunës në familje, dhunës në baza gjinore dhe dhunës ndaj grave”.

“Ambasadori Grondahl e mirëpriti pozitivisht ftesën për bashkëpunim në këto fusha, njëherazi duke u zotuar nga të dy palët që të thellojnë edhe më tej marrëdhënien në interes të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MD-së.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...