Nuk bie shifëra tragjike: 10 vdekje të reja në 24 orët e fundit nga COVID-19

Të infektuarit me koronavirus vijnë nga këto KomunaVazhdon bilanci i rëndë i vdekjeve me koronavirus, edhe 9 të vdekur për 24 orë. Edhe 10 vdekje nga koronavirusi kanë ndodhur në 24 orët e fundit. 152 TË SHËRUAR DHE 224 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 434 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 224 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 8.554 raste nga 36.943 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 236 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.730 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.588. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Kaçanik 13 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe komuna Shtime 1 rast. Ky lajm eshte mare nga portali ORAINFO nese cenon privatesine e dikujt na shkurani ne facebook dhe e fshijme. Nuk mbajme pergjithesine e lajmeve te postuara ngaqe ne nuk i shkruajme i marrim nga portaleve tjere.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !