Nuk e kishte parë prej dy muajsh, gomari qan kur takon të zotin (Video)

Vdiqën mes flakëve pasi u mbyllën brenda, binjaket gjenden të kapura për dore

Vdiqën mes flakëve pasi u mbyllën brenda, binjaket gjenden të kapura për dore

Videoja që tregon momentin prekës kur një burrë në Spanjë bashkohet me gomarin e tij, të cilin nuk e kishte parë prej dy muajsh për shkak të izolimit nga koronavirusi, ka bërë xhiron e botës. E veçanta e saj është se tregon reagimin e rrallë të kafshës, e cila kur sheh të zotin, nxjerr loton e nis të pëllasë me të madhe nga gëzimi.

Pronari 38 vjecar, Ismael Fernández, përlotet edhe vetë, e sic shkruan në Facebook, për këtë nuk i vjen aspak keq. “ Kjo është një nga shfaqjet më të pakushtëzuara të dashurisë që ekziston”, u shpreh ai.

Ismael, që punon si drejtor marketingu tha se ky kishte qenë një prej momenteve më prekëse të jetës së tij. Spanja do t`i lehtësojë akoma më shumë masat e izolimit të hënën pasi numri i rasteve me koronavirusin e ri po vazhdon të bjerë, thanë autoritetet shëndetësore.

Në kuadër të kësaj zbutjeje të izolimit, do të lejohen edhe tubimet deri në 10 persona. Të enjten, vendi konfirmoi 48 raste të vdekjeve nga koronavirusi i ri, hera e parë kjo që shënohej një bilanc i tillë që nga shpërthimi i pandemisë atje në 16 mars.