Nuk ka kartela telefonike, të burgosurve mbesin pa komunikuar me familjarët

Kurti kujton 25 vjetorin e rënies së Luan Haradinajt

Një lajm të keq kanë marrë të burgosurit.

Një njoftim i ri arriti në qendrën korrektuese të Hajvalisë. Për të burgosurin e dënuar këtu, ky lajm s’ishte i mirë, pasi që kumtonte se më nuk do të mund të komunikojë me familjarët përmes telefonit.

Kjo sepse nuk ka kartela për kabinat telefonike brenda burgjeve. E të privuarit nga liria, ka më shumë se një muaj që nuk komunikuan me familjarë përmes telefonave.

22 vjeçari i burgosur këtu, tregon se u është shtuar malli për familjarët, andaj ankohen për mungesën e kartelave.

Sidoqoftë për disa të burgosur Shërbimi Korrektues ka mundësuar edhe video thirrjet përmes platformës skype. Mirëpo për disa të tjerë, situata e tillë është shumë e vështirë.

Derisa T7 qëndronte në hapësirat e burgut, shumë të burgosur tregonin se nuk kanë biseduar me familjet e tyre tash e një muaj.

Madje, njëri nga ta ishte i mërzitur që nuk i ka uruar fëmijët as për festën e bajramit.

Krejt kjo sipas Shërbimit Korrektues pritet të zgjidhet në fund të këtij muaji apo në fillim të muajit tjetër.

Si do që të jetë, ata njoftojnë se Telekomi i Kosovës, edhe pse kanë mbaruar procedurat e tenderimit, ende nuk i kanë siguruar këto kartela.

Por cili është arsyetimi i Telekomit për mos furnizimin me kartela.

Furnizimi i fundit me kartela telefonike në burgje u bë në muajin mars.