Numri i të infektuarve në Gjermani mund të jetë “10 herë më i lartë”

Numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani mund të jetë “dhjetë herë më i lartë” se numri i rasteve të konfirmuara. Hulumtues nga Universiteti i Bonit thanë se 1.8 milion njerëz në vend mund ta kenë marrë koronavirusin. Aktualisht, Gjermania ka rreth 160,000 raste të konfirmuara.

Studimi u përqendrua në kampionet e 919 personave që jetojnë në një qytet në komunën Hajnsberg – një nga zonat më të goditura prej pandemisë. Ai zbuloi, sipas REL, se më shumë se një në pesë persona të infektuar nuk kanë shfaqur simptoma të COVID-19.

Gjermania ka të regjistruara mbi 6,800 viktima nga koronavirusi. Ky është një numër relativisht i vogël i viktimave, krahasuar me vendet tjera evropiane: Italinë, Spanjën, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar – secila me më shumë se 20,000 të vdekur.

Suksesi relativ i Gjermanisë në trajtimin e koronavirusit u është atribuar kryesisht testimeve masive. Masat e izolimi atje kanë nisur tashmë të lehtësohen me hapjen e dyqaneve, kopshteve zoologjike, muzeve dhe parukerive.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !