OBSH sfidon SHBA-në: Nëse kanë prova për Kinën, atëherë t’i ndajnë me ne

Kina është gjithnjë e më shumë nën shënjestrën e Perëndimit për ngadalësinë dhe refuzimin e treguar në shpërthimin e pandemisë.

Pas akuzës së bërë nga sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pense, se COVID-19 e ka origjinën nga një laborator në Vuhan të Kinës, edhe sekretari për mbrojtjen në Britaninë e Madhe Ben Wallace tha sot se “kinezët kanë shumë pyetje që duhet t’u japin përgjigje për shpejtësinë me të cilën informuan botën për krizën”.

Por Organizata Botërore e Shëndetësisë nënvizoi se nuk ka marrë ende asnjë provë nga SHBA-ja për akuzat “Spekulative” të Pompeo-s.

“Origjina e COVID-19 është natyrore, ashtu siç në të kaluarën ka ndodhur me Ebola-n dhe Sars-in. Por nëse SHBA-ja ka të dhëna të ndryshme, atëherë t’i ndajnë me ne” tha Mike Ryan, shef i programit të emergjencës sanitare në OBSH.

“Ne mund të mësojmë nga shkencëtarët kinezë dhe të shkëmbejmë dijet. Por nëse kjo kthehet në një hetim agresiv drejt një sjelljeje të gabuar atëherë kthehet në një problem politik, jo shkencor. Shkenca duhet të jetë në qendër dhe një kërkim me bazë shkencore për origjinën e virusit do të ishte në të mirë të gjithsecilit”, përfundoi ai.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !