Oferta 60 milionëshe, Liverpool merr vendimin për Origin

Liverpool merr vendimin për Origin

Një nga lojtarët që spekulohet se mund të largohet nga Liverpooli këtë muaj është sulmuesi belg Divock Origi.

Në media të ndryshme është raportuar se ka shumë klube të interesuara për shërbimet e belgut, ndër to edhe disa italiane.

Sidoqoftë gazetari italian, Fabrizio Romano në përditësimet më të reja ka theksuar se Liverpooli nuk planifikon të shesin Origin, duke konfirmuar që nuk ka negociata as për Luis Diaz i cili raportohej se klubi anglez kishte bërë një ofertë 60-milionëshe.

“Liverpool nuk po planifikon të shesë Divock Origin në janar, pavarësisht afrimeve nga klubet e Serisë A dhe Bundesligës. Nuk ka negociata për Luís Diaz me FC Porto – Origi do të nevojitet dhe Klopp i kërkoi të qëndrojë deri në qershor, siç janë gjërat”, ka theksuar Romano.

Lajme me shume...