Oficer ndërlidhës Kosova dërgon në ushtrinë e Mbretërisë së Bashkuar

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj arsimtarit që rrahu me rrip dhe ofendoi nxënëset në orën e mësimit

Kosova dërgon oficer ndërlidhës në ushtrinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka bërë me dieje se ka emëruar Major Meriman Sukën Oficer Ndërlidhës në Qendrën e Luftës Tokësore në Warminister të Mbretërisë e Bashkuar.

“Edhe nje sukses i radhës në fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral ushtarak me Mbretërinë e Bashkuar” ka shkruar Mehaj.

“Bazuar në Memorandumin e radhës së bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, sot mora vendimin për emërimin e Major Meriman Sukës, Oficer Ndërlidhës në Qendrën e Luftës Tokësore në Ëarminister të Mbretërisë e Bashkuar” ka shkruar tutje Ministri.

Sipas tij, Qendra Britanike e Luftës Tokësore është shumë e rëndësishme në profesionalizmin e oficerëve dhe nënboficerëve tanë në procesin e zhvillimit të forcave tona tokësore.

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj arsimtarit që rrahu me rrip dhe ofendoi nxënëset në orën e mësimit

“Shumë urime e suksese Major Suka dhe mirënjohje e falënderim i thellë për aleatët tanë, Mbretërinë e Bashkuar!” ka përfunduar Mehaj.