Operacioni i Dybala, Juventus merr këtë vendim


Juventus merr vendimin për operacionin kirurgjik të Dybala.

Juventus kanë vendosur që Paulo Dybala të mos i nënshtrohet operacionit në gju për të zgjidhur problemet e tij.

Argjentinasi nuk ka qenë i përfshirë me skuadrën që nga muaji i kaluar, kur Juventus është përballur me Sassuolon, transmeton lajmi.net.

Rikuperimi i tij ka marrë kohë më shumë seç pritej dhe ai nuk është gati akoma për t’u rikthyuer.

Së fundmi, Dybala ka pasur një takim me Ramon Cugat (specialist i problemeve me gjurin) dhe është marrë vendimi që ai nuk ka nevojë për operacion.

Klubi publikoi një komunikatë për shtyp duke thënë: “Paulo Dybala, pas konsultimit me specialistët këtë javë, do të vazhdojë të punojë në planin e tij të rikuperimit dhe do të fokusohet në terapitë që ka”


Mundesia me shume...
Pamje me shume...