Osmani dhe Gërvalla sot presin në takim ministrin e Jashtëm turk

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka arritur dje në Kosovë. Ai është pritur nga zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla.

Por, Gërvalla sot edhe zyrtarisht do ta presë në takim zyrtar homologun turk. Pas takimit, Gërvalla dhe Cavusoglu do të japin deklaratë për medie dhe do t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.

Kurse presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në orën 11:00 pritet të takohet me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

Sipas njoftimit të Presidencës, mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit (ora 10:50), ndërsa pas përfundimit do të ketë komunikatë për medie. Takimi do të mbahet në kabinetin e presidentes.

The post Osmani dhe Gërvalla sot presin në takim ministrin e Jashtëm turk appeared first on Albinfo.