Osmani fton Metën në Kosovë për të përmbyllur mandatin

Presidentja Osmani fton Metën në Kosovë për të përmbyllur mandatin.

Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar presidentin Ilir Meta për vizitë zyrtare në Kosovë me rastin e përmbylljes së mandatit të këtij të fundit.

Zyra për media e Presidencës njofton se Osmani do ta presë homologun shqiptar nesër në ora 09:00 me ceremoni të lartë shtetërore.

“Me ftesë të Presidentes Osmani, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, me rastin e përmbylljes së mandatit të tij Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, nesër (22 korrik 2022), pret për vizitë zyrtare, me rastin e përmbylljes së mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.Në orën 09:00, Presidentja Osmani do ta presë presidentin Meta me ceremonitë më të larta shtetërore”, thuhet në njoftim