Vjosa Osmani, po vazhdon takimet e rëndësishme.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me nënsekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Çështje Politike dhe Ndërtimin e Paqes, Rosemary Anne DiCarlo.
Osmani përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se me të ka biseduar për çështjen e Ukrainës, por edhe për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
“Mike e dashur e Kosovës për çështjet aktuale gjeopolitike dhe të ardhmen tonë euroatlantike. Theksoi përafrimin e politikave me partnerët e BE-së dhe NATO-s për Ukrainën dhe kontributin tonë për paqen dhe sigurinë në rajon”, ka shkruar Osmani.
Kosova është e pozicionuar kah perëndimi në mbështetje të Ukrainës.