Padia ndaj Serbisë, LDK mbështet Lëvizjen Vetëvendosje


Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur një konferencë për media.

Në këtë konferencë, Shkëmb Manaj i LDK-së ka thënë se partia e tij mbështet fuqishëm propozimin e LVV-së për ngritjen e padisë për gjenocid ndaj Serbisë, transmeton Indeksonline.

“LDK e mbështet fuqishëm ngritjen e kësaj padie. Me vlerësimin tonë do të thotë krimet që janë kryer nga pushteti i Serbisë ndaj popullatës civile shqiptare përbëjnë elemente të shfarosjes, që përbëjnë elemente të gjenocidit.”

“Ne besojmë se në këtë proces gjitha institucionet e vendit dhe jo vetëm institucionet por edhe shoqëria civile dhe ekspertët më të mirë vendor dhe ndërkombëtar duhet të punojnë së bashku, që në momentin që fillon ky proces i ngritjes së padisë të sigurohemi që të kemi fakte e dëshmi të mjaftueshme të prezantuar para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që në vendin tonë është kryer gjenocid nga pushtetit i Serbisë”, u shprehë Manaj.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...