Pak para El Clasicos, Barcelona merr një lajm pozitiv dhe një negativ


Skuadra e Barcelonës është mbledhur për të mbajtur seancën e radhës stërvitore.

Në seancën e sotme stërvitore që ka kryer Barcelona është parë mungesa e sulmuesit Antoine Griezmann.

Akoma nuk dihet zyrtarisht pse mungon francezi, por thuhet se është për arsye personale.

Fëmijët e lojtarit festojnë ditëlindjen sot dhe kjo është njëra ndër arsyet pse ai mungoi, raporton lajmi.

Në anën tjetër, lajm i mirë për klubin Katalunas është rikthimi i Gerard Pique në stërvitje, i cili po lufton për të qenë i gatshëm për El Clasico.

Real Madrid do të mirëpret Barcelonën në stadiumin “Alfredo di Stefano” më 10 prill nga ora 21:00.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...