Pakënaqësi në konvikte, të karantinuarit ofendojnë ekipet mjekësore atje

14 foto befasuese, që duket sikur vijnë nga një planet tjetër

Rebelohen personat e karantinuar, ofendojnë ekipet mjekësore në konvikte.

Pas vdekjes së 26 vjeçarit, ata që po qëndrojnë në karantinë kanë filluar të shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj stafit.

Tre ditë më parë, nga kati i 5-të i njërit prej këtyre konvikteve u hodh i riu Agon Musliu.

Përkundër tentimit për ta shpëtuar, ai nuk arriti të mbijetojë.

Pas këtij rasti tragjik, në këtë qendër u shtuan masat e sigurisë.

E as të mërkurën, moti në shi nuk i ndali pjesëtarët e Policisë së Kosovës që të mbajnë rendin në qendrën e studentëve.

Numri i tyre gjatë ditës sa shkonte duke u shtuar.

Prezenca e tyre, u pa edhe tek pjesët e tjera të Qendrës Studentore.

Hyrja brenda në karantinë po i lejohet vetëm vullnetarëve e stafit mjekësor.

Gjithë kjo siguri, nuk po i qetëson ata që janë futur në karantinë nga Ministria e Shëndetësisë.

Por kaq qetë nuk ishte edhe një natë më parë.

Pas vdekjes se 26 vjeçarit brenda Qendrës së Studentëve është tensionuar edhe situata.

Një situatë e tillë aty ishte edhe mbrëmë.

Në disa video që po qarkullojnë në media, të karantinuarit në QS u panë duke u fjalosur me stafin mjekësor.

Krejt kjo pasi ata po vlerësojnë se brenda po u bëhen padrejtësi.

E sjellje të tilla pati edhe ndaj policëve .

Detaje kanë dhënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në një përgjigjje ata kanë konfirmuar se të karantinuarit po ofendojnë ekipet mjekësore dhe po pengojnë punën e tyre.

E duke qenë se të karantinuarit kanë thënë se brenda mund të pajisen shumë lehtë me dokumente që dëshmojnë se kane probleme psiqike, Ministra ka thënë se po e shfrytëzojnë rastin e të ndjerit Agon Musliu duke shpërndarë informacione të tilla që i kanë konsideruar dezionformata.

Ndryshe, në konviktet në Qendrën e Studentëve, aktualisht po qëndrojnë 189 persona.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !