Pamje frikuese, futbollisti i Barcelonës lëndohet rëndë, largohet nga fusha me autoambulancë

Araujo është jashtë rrezikut për jetë

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Celta Vigos.

Kjo ndeshje është duke u zhvilluar momentalisht në “Camp Nou”.

Araujo ka pësuar një lëndim të rëndë në kokë pasi u përplas bashkë me bashkëlojtarin e tij, Gavin.

Araujo është jashtë rrezikut për jetë

Ndeshja është ndërprerë për disa minuta, teksa Araujo është dërguar me autoambulancë në spital, sipas mediave spanjolle.

Pasi mbrojtësi uruguaian u detyrua të largohet nga loja, Xavi e futi Clement Lengletin në vend të tij.

Araujo është jashtë rrezikut për jetë