Pamje të autobusit me mërgimtarë që u rrotullua në Serbi

Një autobus nga Kosova është rrotulluar në afërsi të Krushevacit në Serbi.

Ne kemi siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. Në foto dhe video shihet autobusi i një kompanie turistike kosovare që ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Gjithashtu në video shihet se xhami i përparmë është thyer, nga ku besohet se kanë arritur të dalin të mbijetuarit e aksidentit, shkruan Express.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes nuk ka viktima por vetëm të lënduar.

Mediat serbe raportojnë se ky është autobus që qarkullon në linjën Prishtinë – Graz.

Të lënduarit po transportohen në spitalin e Krushevcit.

Mësohet se shkaktari i aksidentit ka qenë kushtet e vështira të rrugës.

Autobusi ishte duke shkuar në drejtim të Sllovenisë nga Kosova.

Lajme me shume...