Pamjet prekëse/ Nuk kanë ushqim, nëna gatuan gurë për 8 fëmijët!

Trump “kundër” shërbimit të inteligjencës: Virusi erdhi nga…

Trump “kundër” shërbimit të inteligjencës: Virusi erdhi nga…

Pamjet prekëse të një vejushe që gatuan gurë për tetë fëmijët e saj, kanë bërë që mjaft kenianë të mobilizohen për ta ndihmuar. Peninah Bahati Kitsao, e cila jeton në Mombasa, po shpresonte që ata t`i zinte gjumi ndërkohë ajo bënte sikur përgatiste ushqimin, sepse në fakt, nuk kishte asgjë për të ngrënë.

Gruaja fiton para duke larë rrobat në komunitetin ku jeton, por për shkak të koronavirusit gjithcka atje është mbyllur. Fqinja e saj, Prisca Momanyi , e shokuar nga ajo që pa e filmoi dhe ia dërgoi pamjet mediave.

Pasi një ekip i televizionit NTV e mori në intervistë, për vejushën vërshoi ndihma në para përmes telefonit dhe një llogarie bankare të cilën ia hapi Momanyi, sepse nëna e tetë fëmijëve nuk di të shkruajë e të lexojë. Këtë bujari të papritur, Kitsao, që jeton në një shtëpi të vogël me dy dhoma pa ujë te rrjedhshëm e energji elektrike, e përshkroi si një “mrekulli”.

Ajo i tha NTV se nuk arriti t`i gënjente për shumë kohë fëmijët me taktikën e saj, sepse ata e kuptuan. “ Por unë nuk kisha asgjë cfarë t`i jepja”, u shpreh gruaja. Fqinja kishte ardhur të shikonte c`po ndodhte pasi kishte dëgjuar fëmijët duke qarë. Si pjesë e masave kundër krizës, qeveria vendase ka nisur një program ndihme ushqimore për shtresat më të varfra, megjithate Kitsao ende nuk kishte përfituar prej tij.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !