Panik në SHBA, të shtëna në një dyqan armësh, raportohet për të vdekur e të plagosur

Reklama


Të paktën tre persona janë vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në një dyqan armësh në Luizana të SHBA-ve.
Sipas mediave të huaja, autoritetet lokale thanë se një qitës amator hapi zjarr duke goditur dy persona.
Pas këtij akti, personat e tjerë që ndodheshin në dyqanin e armëve nisën të qëllonin në drejtim të burrit.
Dy personat dhe qitësi amator ndërruan jetë në vend, ndërsa identifikimi i tyre ende nuk është zbuluar.
Zyrtarët thonë se hetimet janë duke vijuar për të zbuluar dinamikën e plotë të ngjarjes.

The post Panik në SHBA, të shtëna në një dyqan armësh, raportohet për të vdekur e të plagosur appeared first on Hapur.

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...