Para ndeshjes me Venezian, futbollistët e Milanit bëjnë këtë veprim

Nesër pasdite, AC Milan do të përballet me Venezia-n jashtë shtëpisë në raundin e 21-të të Serisë A.

20 lojtarë janë thirrur për lojë dhe kanë bërë udhëtimin për në Venecia më herët këtë mbrëmje,përcjell ORAinfo.

Stefano Pioli duhet të përballet me disa mungesa, disa për shkak të lëndimit dhe disa për shkak të Covid, dhe kështu ka thirrur vetëm 20 lojtarë. Dy prej tyre janë gjithashtu nga pala Primavera.

Në llogarinë e tyre zyrtare, Milani ka publikuar një foto të skuadrës gjatë lundrimit për në Venecia, me lojtarët që duken në humor të mirë pas fitores ndaj Romës./ORAinfo/