Paralajmërimi i OBSH: Viti i dytë i pandemisë mund të jetë “më i ashpër”


Viti i dytë i pandemisë së koronavirusit mund të jetë më i ashpër sesa i pari, marrë parasysh si po përhapet ky virus, sidomos në hemisferën veriore, përfshirë qarkullimin e varianteve të reja. Kështu deklaroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Viti i dytë i pandemisë mund të jetë edhe më i vështirë, teksa shohim dinamikën e përhapjes”, ka thënë Mike Ryan nga OBSH, gjatë një organizimi virtual në rrjetet sociale. Në përditësimin e fundit epidemiologjik, OBSH-ja ka thënë se javën e kaluar është raportuar për gjatë pesë milionë raste të reja me koronavirus. “Pas pushimeve, në disa shtete situata do të përkeqësohet përpara se të përmirësohet”, ka thënë Maria Van Kerkhove, po ashtu pjesë e OBSH-së.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet shëndetësore në gjithë botën kanë regjistruar mbi 90 milionë raste të infektimit me koronavirus, prej kur ka shpërthyer pandemia. Prej tyre, 1.9 milion pacientë kanë vdekur.

The post Paralajmërimi i OBSH: Viti i dytë i pandemisë mund të jetë “më i ashpër” appeared first on Hapur.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !