Paralajmëron OBSH: Pandemia e koronavirusit mund të jetë e gjatë, niveli i rrezikut vijon të jetë shumë i lartë

Rëndohet bilanci i koronavirusit, mbi 18 milionë të infektuar dhe 690 mijë të vdekur në mbarë botënPandemia e koronavirusit ka të ngjarë të jetë e “gjatë”, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë të shtunën. Sipas medieve të huaja, OBSH potencoi se e “vlerësoi jetëgjatësinë e kësaj pandemie” në një deklaratë pasi komiteti i tij i urgjencës u takua të premten për të vlerësuar krizën. Grupi paralajmëroi edhe rrezikun e “dobësimit”, duke marrë parasysh presionet socio-ekonomike në vendet e ndryshme të botës. “Niveli i rrezikut global nga COVID-19 vazhdon të jetë ende shumë i lartë”, u tha në një deklaratë. “Komiteti parashikoi një shtrirje të gjatë të kësaj pandemie, duke theksuar edhe rëndësinë e përpjekjeve të qëndrueshme të reagimit të komunitetit, kombëtar, rajonal dhe global”, tha OBSH. The post Paralajmëron OBSH: Pandemia e koronavirusit mund të jetë e gjatë, niveli i rrezikut vijon të jetë shumë i lartë appeared first on Hapur.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !